Persona të armatosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë, ku po mbahet foshnja e cila lindi nën rrënoja.
Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar tha se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe e rrahën atë.
Raportet në mediat sociale sugjeruan se sulmi ka nisur në një përpjekje për të rrëmbyer foshnjën, por zyrtari mohoi se ishte rasti, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Vajza, e cila është quajtur Aya, fjala arabe që do të thotë “një shenjë nga Zoti”, ka qenë në spital që nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.