Trafiku i pasagjerëve në hekurudhat e Zvicrës është rritur ndjeshëm në tremujorin e katërt të vitit 2022, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, numri total i kilometrave të përshkuara në periudhën e përmendur ishte ende 4,9 për qind nën nivelin e periudhës së para-koronës, të vitit 2019.
Bëhet fjalë për gjithsej 5.2 miliardë kilometra të përshkuara me tren nga pasagjerët gjatë gjithë vitit 2022.
Por krahasuar me tremujorin e fundit të një viti më parë, megjithatë, janë shënuar 23,6 për qind më shumë kilometra të kaluara, shkruan srf.ch.
Sidoqoftë, rritja e shpresuar nuk është realizuar, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Litra, shërbimi informativ për transportin publik dhe shoqata e transportit publik.
Në transportin e mallrave, performanca e trafikut ka ngecur në nivele të larta, përcjell albinfo.ch. Një rënie mund të vërehet në tunelin Simplon, ndërsa trafiku tranzit në Gotthard është i qëndrueshëm.