Studentët shqiptarë në Stuttgart organizuan një Gala mbrëmje me qëllim humanitar ditën e premte, më 03.02.2023, nga ora 18:30, shkruan albinfo.ch.

Qëllimi i mbrëmjes ishte mbledhja e fondeve, të cilat do të dërgohen në emrin shoqatës “Studentët dhe Akademikët Shqiptarë Stuttgart e.V.”, tek disa fonde/organizata të orientuara drejt edukimit të fëmijëve.

Përfaqësesit e kësaj shoqate thonë me krenari se ky manifestimi shkoi përtej pritshmërive të tyre.
“Shpresojmë që të gjithë ata që morën pjesë në këtë event të mrekullueshëm të kenë kaluar një mbrëmje të këndshme dhe sigurisht të jenë argëtuar së bashku me ne”.

Studentët shqiptarë në Stuttgart falënderojnë të gjithë mbështetësit, pjesëmarrësit dhe veçanërisht studentët për përpjekjen, ndihmën dhe gatishmërinë.

“Vlerësojmë përzemërsisht gatishmërinë e pjesëmarrëseve për të mbështetur organizatat ku do të shkojnë paratë: TOKA (Kosovë), Worldvision (Shqipëri) dhe Yep (Maqedoninë e Veriut)”.
Informacione të mëtejshme për shumën, detajet: https://www.youtube.com/watch?v=yz6Jl8U–Zc