Për të 5-tin vit radhazi, Doni Fruits është duke marrë pjesë në panairin e Fruit Logistica 2023 në Berlin, shkruan albinfo.ch.
Këtë vit, Doni Fruits theu çdo rekord, jo vetëm të pjesëmarrjes, por edhe me bashkëpunimet e reja me kompanitë më të njohura ndërkombëtare.

Doni Fruits është jashtëzakonisht i kënaqur me arritjet e panairit të sivjetëm dhe synon të vazhdojë me pjesëmarrje të tilla të suksesshme edhe vitet në vijim.

“Ndihem krenare që jam pjesë e kompanisë DONI GROUP, e cila ka arritur edhe këtë vit të përfaqësojë në mënyrë të dinjitetshme Kosovën dhe Shqipërinë në panairin FRUIT LOGISTICA – Berlin, e cila kishte përmasa globale. Edhe kësaj radhe, me angazhimin e palodhshëm, së bashku me drejtuesit e kompanisë, Liridon Ahmeti, Ejup Ahmeti, Beqir Ahmeti, Burim Ahmeti dhe kolegët Albert Gashi, Vjoldi Danaj, Aranit Hoxha, ia dolëm edhe këtë herë, misioni u kompletua me sukses”, shprehet përfaqësuesja e Doni Group, Ajrina.

Doni Fruits punon vazhdimisht në sjelljen e produkteve cilësore në tregun lokal dhe rajonal, andaj qëndroni me ne për risitë e radhës në treg.