Mediat në Turqi kanë raportuar edhe për dy tërmete të tjera që kanë lëkundur vendin.
Sipas informacioneve nga Departamenti i Tërmeteve të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka rënë pak minuta më parë në Elazig.
Një tjetër tërmet është raportuar më parë në Bahçesaray të provincës Van. Mësohet se tërmeti kishte një magnitudë prej 4.2 ballë.