Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:17. Raportohet për 237 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, ndërsa numri i të vdekurve fakeqësisht pritet të rritet. Pas tërmetit të fuqishëm janë ndier të paktën 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter, përcjell albinfo.ch.
Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.
USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5. Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS. Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim, pas këtij tërmeti aq të fortë që e përjetoi Turqia këtë të hënë në mëngjes.
Runway in Hatay airport per social media reports. CNNTurk says the airport is damaged pic.twitter.com/y9s8Ei8WzO
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 6, 2023
Hatay airport
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 6, 2023