Mediat serbe raportojnë se në Parlamentin e Serbisë dje u debatua për gjendjen në Kosovë dhe propozimin franko-gjerman për Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u akuzua nga opozitarët për tradhëti dhe shitjen e Kosovës, ndërsa ai u përgjigj se tradhtarë janë ata të cilët kanë liruar Albin Kurtin dhe mbi 1700 shqiptarë të tjerët nga burgjet e Serbisë, ku ishin futur, mbajtur e dhunuar në kohën e luftës së Kosovës.
Asokohe autoritetet serbe i kishin dënuar me dhjetëra vjet burgim, për shkaqe të ndryshme.
Sidoqoftë, para Kuvendit të Serbisë ishin mbledhur disa qindra demonstrues që kundërshtonin politikën e Vuçiqit. Trazirat kanë vazhduar deri në orët e mbrëmjes.
Theksohet se aty pati rrahje, bërtima dhe ofendime.
