Në Superligën zvicerane militojnë një numër i madh i futbollistëve shqiptarë, që lënë gjurmë pothuajse çdo javë.
Baseli ka vazhduar me rezultate negative, duke u mundur nga Luzern 2:3 në shtëpi, shkruan albinfo.ch.
Golin e dytë për Luzernin e shënoi Ardon Jashari, një gol mjaft të bukur, kurse më pas Andi Zeqiri barazoi shifrat nga afërsia në 2:2.
Pas 18 javësh, Basel ndodhet në vendin e gjashtë me 22 pikë, kurse Luzern i pesti me 24 pikë.