Disa shkolla në Zvicër po përballen me vështirësi nga moti i ftohtë.
500 fëmijë në shkollën fillore Geisendorf në Gjenevë u dërguan në shtëpi, pasi kaldaja u prish dhe temperaturat ranë në 9 gradë.
Pasi që prishja ndodhi në fillim të fundjavës – problemi nuk u vu re deri të hënën.
Ngrohja u rregullua dhe shkolla u rihap të nesërmen, përcjell albinfo.ch.
Në Lozanë, 200 studentë në Kolegjin Fillor La Barre dridheshin në klasë për 5 ditë pasi temperaturat nuk arritën të kalonin 14.
Mësuesve iu tha që të mos hapnin dritaret për të mbajtur nxehtësinë që kishte në dhomë – por kjo çoi në një rritje të niveleve të CO2.
Ngrohësit e përkohshëm u instaluan vetëm pasi prindërit kërkuan që qyteti të merrte masa.