Skip to content

Qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë në Evropë

    Parisi dhe Mynihu janë qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit Deloitte, përcjell albinfo.ch. Blerësit e një banese të re në Mynih është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katror. Vetëm Parisi ka qenë më i shtrenjtë, me 13.462 euro për metër katror. Londra, […]

 

 

Parisi dhe Mynihu janë qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit Deloitte, përcjell albinfo.ch.

Blerësit e një banese të re në Mynih është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katror.

Vetëm Parisi ka qenë më i shtrenjtë, me 13.462 euro për metër katror.

Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira, me rreth 8.400 euro.

Në anën tjetër, qytetet bullgare Varna dhe Burgas në Detin e Zi, kanë pasur banesa të reja me një mesatare prej rreth 900 eurove për metër katror.

Ekspertët e Deloitte-s kanë analizuar 68 qytete të mëdha në 23 shtete.

Eksperti për patundshmëri, Michael Müller, ka thënë se çmimet e ndërtimit janë rritur në Evropë.

Problemet në zinxhirin e furnizimit dhe mungesa e materialeve ndërtuese, kanë rritur rreziqet në planifikim dhe ekzekutim të projekteve ndërtuese.

Mungesa e stafit dhe inflacioni janë duke rritur çmimet edhe më shumë, ka thënë Muller.

Megjithatë, rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën dhe rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.