Sophie Sorschag tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski, përcjell albinfo.at.
Sot, Federata skitare e Kosoves ka arritur marrëveshje me skitaren e disciplinave nordike (kërcimit me ski) Sophie Sorschag që ta përfaqësoj Kosovën ne ngjarjet më të rëndësishme te skijimit nordik.

Këtë marrëveshje e ka finalizuar kryetari I FSK-së Milaim Kelmendi i cili ka arritur ta bind me planin e tij skitaren austriake që ka medalje të artë nga kampionati nordik I skijimit ne vitin 2021. Me këtë garuese Federata skitare e Kosovës synon rezultate kulminante ne sportin e skijimit.
