Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie dyshohet se janë kërcënuar. Kështu kanë raportuar mediat në Kosovë. Këto raportime i ka përforcuar një përgjigje zyrtare e Policisë së Kosovës sipas së cilës janë marrë masat e nevojshme lidhur me rastin, përcjell albinfo.ch.
Nënkryetari i LDK-së , Kujtim Shala ka thënë për RTV Dukagjinin, se sot është pranuar një informacion i kësaj natyre.
“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive intelegjente kryesore të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.
Shala thotë se atentati është planifikuar për arsye politike.