Vlera e 649.5 milionë euro, është vlera e investimeve të huaja në Kosovë, për dhjetë muajt e fundit, shkruan albinfo.at.
Investimet që erdhën nga jashtë në vend, përgjatë kësaj periudhe janë më të larta mbi 206 milionë euro në krahasim me dhjetë muajt e vitit paraprak.
Nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2021, vlera e investimeve të huaja në Kosovë, gjithnjë sipas të dhënave statistikore të institucionit kryesor bankar në vend, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ishin 443.1 milionë euro.
Theksohet se kompanitë austriake në Kosovë kanë krijuar rreth 2,500 vende pune.
Po ashtu Austria kryen gjithashtu projekte për fuqizimin e grave, zhvillimin rural dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për më tepër, marrëdhëniet në biznes janë zhvilluar shumë mirë.