Dy kompanotë më të mëdha zvicerane të shitjes me pakicë, Coop dhe Migros, kanë njoftuar rritje të mëtejshme të çmimeve për vitin 2023.
Rritja e çmimeve të energjisë është arsyeja për këtë, tha një zëdhënës i Migros, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, Migros gjithashtu synon të vazhdojë të heqë dorë nga marzhet dhe të mos kalojë shpenzimet e rritura tërësisht te klientët.
Një zëdhënës i Coop është shprehur për gazetën “SonntagsZeitung” se ishte rritir po ashtu edhe kostoja e materialit të paketimit. Produktet e ndryshme të qumështit në Coop dhe Migros do të jenë më të shtrenjta edhe për shkak të rritjes së çmimit të qumështit, në nivel vendi.
Kompania që udhëheq me kioskat e Zviocrës, Valora, ka rritur çmimet në kioskat K në fillim të vitit, përcjell albinfo.ch. Blerjet në dyqanet Avec dhe degët Press&Books gjithashtu kanë qenë më të shtrenjta që nga 1 janari.