Gjatë ditës së sotme në Kosovë u raportua për një doktor, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Pejës.
Mësohet se mjeku kardiolog ndërroi jetë gjatë orarit të punës nga një infarkt në zemër.
Por prokurori i shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me rastin e mjekut që vdiq në vendin e punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.
Ai njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për t’i sqaruar më saktë shkaqet e vdekjes.