Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak Wiener Neustadt, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në bazën ajrore në Wiener Neustadt, ushtari që ishte duke bërë rojë u vra dhe një tjetër ushtar u plagos gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri para orës 07:00 të ditës së sotme”, tha zëdhënësi i Ministrisë austriake të Mbrojtjes, Michael Bauer, transmeton albinfo.at
Agjencia austriake e lajmeve APA raportoi se ushtari 20 vjeçar, ishte duke bërë rojë, dhe hapi zjarr në një moment.
Sipas kësaj agjencie, ai më pas u qëllua nga një oficer ushtarak me gradë më të lartë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.at.