Portreti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është bërë pjesë e kompanisë së famshme zvicerane e prodhimit të orëve, Franck Muller.
Kjo kompani ka lansuar një model të re të orës, me portretin e Skënderbeut, përcjell Albinfo.ch.
Në një prapavijë të kuqe ku qëndron edhe shqiponja e flamurit kuq e zi, figura e Skënderbeut është vendosur në pah me ngjyrë të arit.
“Senatus” e përshkroi Skënderbeun si heroi kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane. Ky model i ka vetëm 25 copë në treg./Albinfo.ch