Lojtari shqiptar, Ardon Jashari ishte një nga protagonistët indirekt të Botërorit 2022, përcjell albinfo.ch.
Blick shkruan se mesfushori i Lucernës u grumbullua nga “helvetët” dhe ndonëse luajti vetëm 2 minuta ndaj Portugalisë, emri i tij qarkulloi në të gjithë mediat ndërkombëtare.
Zhumra e madhe u bë festa me fanellën e tij e Granit Xhakës në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, ku shumëkush e interpretoi këtë si një simbol politik, pasi kapiteni i Zvicrës i referohej Adem Jasharit.
Por vetë Ardon Jashari ka komentuar për “Blick” se nuk e shihte atë veprim të Xhakës si një mesazh apo provokim politik.
“Xhaka është idhulli im dhe ia kam thënë që në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar.”