Teksa raportohet për anulimin e shumë fluturimeve nga Shkupi për shkak të mjegullës, në aeroportin e Prishtinës aktualisht të gjitha fluturimet po realizohen sipas planit.
Zëdhënësja Valentina Gara ka konfirmuar se vetëm një fluturim i mbrëmjes me Pegasus është anuluar për shkak të kushteve të mjegullës në destinacionin e arritjes, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë është bërê e ditur se në Aeroportin Ndërkombërar të Prishtinës janë ngritur kapacitetet e ndriçimit.