Zvicra konsumoi dukshëm më pak gaz në nëntor 2022, sipas Zyrës Federale Zvicerane të Energjisë (SFOE), përcjell albinfo.ch.
Në nëntor 2022 Zvicra importoi 3084 gigavatë orë gaz, 29% më pak se mesatarja mujore e nëntorit të pesë vjetëve të mëparshme, raportoi RTS. Tetori 2022 pa një rënie të ngjashme nga viti në vit (-40%), transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, pavarësisht konsumit më të ulët, shuma e shpenzuar për gaz u rrit ndjeshëm. Gjatë nëntorit 2022 Zvicra pagoi 430 milionë CHF për gazin që importoi – Zvicra nuk prodhon asnjë gaz të vetin dhe duhet të importojë të gjithë gazin që përdor – më shumë se trefishi i shumës së shpenzuar në nëntor 2021. Shuma e shpenzuar për gazin në vitin 2022 pritet të jetë rreth pesëfishi i shifrës për vitin 2021.