Në një njoftim zyrtar, i lëshuar nga zyrtarët për informim në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” konfirmohet pranimi i një kërcënimi me bombë, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se të gjithë udhëtarët dhe personeli i aeroportit të Prishtinës janë evakuar dhe janë të sigurt.
Ndërkohë ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre.
Policia ka thënë se këcënimin e kanë pranuar në sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën.
“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.