Shumë fëmijë rriten duke ëndërruar që një ditë të bëhen astronautë që do të jenë pjesë e misioneve në Hënë ose Mars. Por për të marrë këtë punë të paarritshme për shumë njerëz, astronautët e mundshëm kalojnë një proces të rreptë përzgjedhjeje.
Por ju duhet të kaloni nëpër trajnime rigoroze, dy vjet trajnim për të qenë një astronaut i kualifikuar. Stërvitja zhvillohet në një sërë mjedisesh dhe kushtesh, nga pishinat gjigante deri tek aeroportet dhe shkretëtirat e nxehta, për të testuar guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Astronautët stërviten nën ujë ose në pishina të mëdha të brendshme, duke u zhytur në një pishinë që simulon mikrogravitetin, ose mungesën e peshës, në mënyrë që të kenë ndjenjën e të qenit në hapësirë.
Astronautët kalojnë edhe teste të tjera dhe testohen edhe psikologjikisht. Udhëtimi në hapësirë është shumë stresues dhe astronautët duhet të durojnë ndryshimet në gjumë, ekspozimin ndaj rrezatimit të fortë, ndryshimet në gravitetin dhe të luftojnë me periudha të gjata izolimi./cnn