Inflacioni ka të ngjarë të mbetet i lartë edhe në dy vjet të tjera në Gjermani. Kështu u shpreh të shtunën kryetarja e Këshillit të Ekonomistëve që këshillon qeverinë gjermane, Monika Schnitzer.
Sipas saj, kompanitë kanë kosto më të larta të inputeve dhe në disa raste i ekzagjerojnë ato, shkruan Reuters.
“Inflacioni do të jetë gjithashtu një problem në vitin 2024, dhe vetëm pas kësaj ne ndoshta do ta shohim atë të kthehet në 2%,” është shprehur Monika Schnitzer.
Bundesbank ka paralajmëruar se edhe një kufi i planifikuar i çmimit të gazit dhe energjisë elektrike mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ulur inflacionin.