Për të shtatin vit me radhë në Prishtinë është organizuar minimaratona ‘Vrapo Babdimër’ një inciativë nga Jusuf Islami i cili organizohet me qëllim për t’i ndihmuar familjet në nevojë.
Qindra fëmijë dhe të rritur ishin pjesë e kësaj ngjarje ku vrapuan me kostume babadimri duke dërguar mesazhe të paqes e solidaritetit pikërisht në festën e Krishtlindjes.
Kjo ngjarje u përcoll edhe me program artistik ku perdormuan shkolla të baletit e këndimit.