G. A. muratori shqiptar që vrau bashkëshorten 38-vjeçare me çekiç, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ngjarja kriminale ndodhi më 18 prill 2021, kur G. A. e goditi me çekiç gruan e tij D. A. në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.
Fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika poshtë krevatit në dhomën e tyre, kur ndodhi krimi makabër.
Gjykata gjithashtu e dënoi 53-vjeçarin me dëmshpërblim pasuror.
Ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë.
Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore.