Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton shtetasit e saj, të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në Austri, se me përjashtim të rasteve emergjente, shërbimet e rregullta konsullore në Shërbimin Konsullor të Vjenës për këtë vit kalendarik përfundojnë më 23 dhjetor 2022, përcjell albinfo.at.
Ofrimi i shërbimeve konsullore do të fillojë prapë në Vitin e Ri kalendarik 2023, pas përfundimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
Ambasada e Republikës së Kosovës ju falënderon për bashkëpunim dhe mirëkuptimin tuaj!