Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave.
Ai ka kushtëzuar largimin e tyre me krijimin e asociacionit.
Ai kërkoi shpjegim nga Kosova edhe sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, duke shtuar se Beogradi ende nuk e di arsyen e arrestimit të tij.
Ndërkohë veriu i Kosovës po vazhdon të jetë i tensionuar nga grupe kriminale serbe, të cilat po mbështeten nga Serbia.