73,807 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar tashmë në Zvicër dhe kërkesat e rregullta për azil, gjithashtu po rriten, transmeton albinfo.ch. Prandaj, qendrat e azilit janë plot.
Kantonet e Zvicrës Lindore dhe kantoni i Cyrihut tani po kërkojnë që “të mos bëhet ndarja e njerëzve nga zona e azilit” gjatë festave të ardhshme. Kështu thuhet në komunikatën e përbashkët të kantoneve Appenzell Innerrhoden, Appenzell Ausserrhoden, Glarus, Graubünden, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih, shkruan srf.ch.
Kantonet duan të jenë në gjendje të lehtësojnë qendrat e tyre të stërngarkuara të akomodimit dhe zyrat e tyre kantonale dhe komunale gjatë kësaj kohe.
Megjithatë, Qeveria Federale pret këtë vit që kantonet të sigurojnë edhe më tutje pranimin e njerëzve nga Ukraina që kërkojnë azil por dhe refugjatëve nga rajone të tjera, gjatë festave, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, me rritjen e kapaciteteve të veta të akomodimit dhe një dislokim të mundshëm të pjesëtarëve të ushtrisë, qeveria federale, sipas kantoneve, është në gjendje të strehojë dhe të kujdeset për kërkuesit e azilit gjatë festave të ardhshme.