Në kuadër të ndryshimit të ligjit për qarkullim rrugor, Shqipëria po synon të ofrojë lehtësime për shoferët, përcjell albinfo.ch.
Kësisoj është diskutuar mundësia që detyron bashkitë që 50% të parkimeve t’i ofrojnë pa pagesë për publikun dhe 50 % me pagesë.
Ndryshimet rrugore po ashtu parashikojnë rritjen e shpejtësisë, në 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara, si dhe përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh.