Dy të tretat e popullsisë zvicerane i vizitojnë sërish ngjarjet kulturore “pa pasur ndonjë shqetësim të madh”. Kjo del nga një sondazh i porositur nga Zyra Federale për Kulturë, i publikuar sot.
Krahasuar me sondazhin e fundit, të realizuar në prill të vitit 2021, sipas sondazhit më aktual, tashmë dy herë më shumë njerëz kanë ndjekur ngjarjet kulturore pak a shumë pa hezitim, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, 30 për qind vazhdojnë të shprehin disa shqetësime lidhur me koronavirusin.
Rreth gjysma e të anketuarve deklaruan gjithashtu se i vizitojnë institucionet kulturore më rrallë se para pandemisë së koronës. Përveç kësaj, 18 për qind e atyre që ishin përfshirë në kulturë në rrafshin amator tani kanë hequr dorë nga kjo përfshirje. Dhe, kjo është “shqetësuese”, konstatojnë porositësit e sondazhit