Argjentina-Franca është finalja e madhe e Kampionatit Botëror të futbollit, që sonte përfundon në Katar, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00, ku sytë e të gjithë botës do të ndjekin këtë super sfidë.
Të dy kombëtaret e kanë fituar nga dy herë Botërorin dhe synojnë të shtojnë edhe një yll më shumë në fanellë.
Argjentina e Messit dhe Franca e Mbappes synojnë medaljen e artë pas një rrugëtimi aspak të lehtë, sidomos për argjentinasit që e filluan me humbje nga Arabia Saudite.
Messi dhe Mbappe kanë shënuar nga pesë gola dhe është një duel se kush do të shpallet shënuesi më i mirë apo edhe futbollisti më i mirë i Botërorit.