Në ditën kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ishte ndër vendet e para që reagoi duke dhënë mbështetjen e saj për rrugën evropiane të Kosovës.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se vendi i Kosovës është në BE, ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe do ta ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE, ashtu siç edhe e ardhmja e Balkanit Perëndimor është në BE”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.