I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë do të udhëtojnë drejt Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Presidenca serbe ka njoftuar se ata do të priten në takim në 12:45 nga presidenti Aleksandër Vuçiq.
Takimi do të jetë trepalësh, derisa do të diskutohen zhvillimet e fundit që lidhen kryesisht me veriun e Kosovës dhe barrikadat e vendosura nga ana e serbëve.
Escobar dhe Lajçak një natë më parë kanë takuar në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.