Trenat në Zvicrën perëndimore (frengjistfolëse) janë më pak të përpiktë sesa ata në Zvicrën gjermanishtfolëse. Këtë e tregon një vlerësim i lidhjeve hekurudhore i realizuar që nga fillimi i vitit nga radio dhe televizioni RTS në Zvicrën perëndimore, transmeton albinfo.ch.
Rreth dhjetë për qind e trenave në Zvicrën frëngjisht-folëse mbërrijnë më shumë se tre minuta me vonesë. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, nga ana tjetër, këtë vonesë e bëjnë vetëm rreth gjashtë për qind e trenave.
Si shpjegim, një zëdhënës i SBB thotë për RTS: “Në 20 vitet e fundit, intervalet e trenave në trafik janë “ngushtuar” aq shumë sa që nuk ka më rezerva të mjaftueshme kohore”.
Edhe shiu ose rënia e gjetheve mund të çojnë në vonesa sepse trenat, në varësi nga kjo mund të përshpejtojnë dhe të frenojnë më pak shpejt, vazhdon shpjegimi i SBB.