Gazetari nga Kosova, Rifat Buzuku ka ndërruar të martën jetë, në Vjenë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët vdekjen e cilësuan të trishtë.
Sipas burimeve të albinfo.at, Rifati ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, si pasojë e një sulmi kardiak.
I ndjeri Buzuku, në Austri, është njohur si veprimtar i çështjes kombëtare, gazetar dhe opinionist për media të ndryshme të shkruara, në Kosovë.
Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth ceremonisë së varrimit.