Në një moment kur nervat kapluan lojtarët në fushë, mendësia shoviniste u vu në pah nga tifozët serbë, të cilët thërrisnin me korin e marrëzishëm “vritni shqiptarët”, përcjell albinfo.ch.
Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë dëgjohet nga tifozët serbë në stadiumet e ndryshme. Bërtimat në kor “vritni shqiptarët” erdhën në momentin kur kishte një rrëmujë të krijuar në fushë, me ç’rast u provokua shumë edhe Granit Xhaka.
Mirëpo, ylli shqiptar këtyre thirrjeve dhe provokime të tjera u përgjigj po ashtu në formë direkte, duke i sharë në shqip.