Mbrëmë Zvicra ka shënuar fitore madhështore ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3 me 2, përcjell abinfo.ch.
Më meritorët për këtë fitore pa dyshim se ishin dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Madje, Shaqiri arriti ta tundë rrjetën e serbëve.
E kësaj fitore po i gëzohen shqiptarët anembanë botës.
Një llapjan që jeton nê Frankfurt të Gjermanisë ka dërguar pamje në Llapi.info nga festa me tupana që po mbretëronte atje.