Granit Xhaka u tregua një lider i vërtetë në ndeshjen ndaj Serbisë, ku helvetikët fituan 3:2 dhe u kualifikuan tutje.
Xhaka është kapiten dhe u zgjodh lojtar i ndeshjes, shkruan albinfo.ch.
Pas ndeshjes ai zgjodhi të festojë me fanellën nr 26 të futbollistit tjetër shqiptar te Zvicra, Ardon Jashari. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë Botëror.