Zvicra fitoi ndaj Serbisë 3:2 dhe siguroi kualifikimin në 1/8 e finales, ku do të luajë me Portugalinë.
Futbollisti më i mirë i ndeshjes është zgjedhur Granit Xhaka. Kapiteni i Zvicrës ishte lider, duke ndihmuar helvetikët në takimin vendimtar për kualifikim.
Xhaka është ndër futbollistët më të mirë të Nati-t, ku jo rastësisht është kapiten.