Ish-gazetari dhe ish-kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook bashkëshortja, Sama Bajraktari Gjergji. “Lamtumirë, fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo.
E disa orë më parë bashkëshortja e tij Sama, kishte publikuar në Facebook një fotografi nga New York, ku njoftonte se gjendja e Gjergjit është kritike, pasi ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Në vitin 2016 Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
I ndjeri ka lënë bashkëshorten Sama Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.