Siç thuhet në njoftimin e policisë austriake, ai udhëtonte mes Austrisë së Epërme dhe rajonit të Steiermarkut. Objektiv i tij ishin ndërtesat e banimit, në të cilat hajduti i dyshuar serial thuhet se ka vjedhur më shumë se 100,000 euro. Nuk dihet që gjatë kryerjeve të veprave të hajnisë shoqërohej edhe nga ndonjë person tjetër.
Sasia e lartë e dëmit erdhi si rezultat i shumë akteve që kosovari F. thuhet se ka kryer gjatë një viti, thotë Heimo Kohlbacher nga Shtabi i Policisë së Shtetit në Steiermak. Mund të ndodhë që i kërkuari të jetë ende i fshehur në Austri.
Prokuroria publike në Linz ka bërë të ditur identitetin e kosovarit si dhe ka publikuar fotografinë e tij. Ata bëjnë thirrje te popullata që kushdo që e sheh apo ka informacione rreth këtij personi, mund ta lajmëron në secilin stacion policor në mënyrë anonime.