Dua Lipa bëri histori në karrierën e saj në datën më historike të të gjithë popullit shqiptar në botë.
Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Dua Lipa mbajti koncertin madhështor për nder të 28 Nëntorit që, njëkohësisht, shënoi edhe përfundimin e turneut të saj “Future Nostalgia”.
Sipas faqes “Dua Lipa Today”, kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë, duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner.