Një shifër që mund t’ju habisë – një autobus i Gjenevës merr një kthesë të gabuar të paktën një herë në ditë.
Një nga rastet më interesante ishte një autobus i linjës D që mori një kthesë të gabuar muajin e kaluar dhe përfundoi në autostradë, duke humbur rreth 10 ndalesa.
Një muaj më parë, një trolejbus bëri një kthesë të gabuar – duke shkëputur kabllon nga linja e energjisë, e cila shkaktoi disa dëme, por pa të lënduar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Shumica e rasteve janë të vogla, por TPG thekson sa herë ndodh, hetohet.
Zakonisht problemet lindin nga punimet në rrugë dhe ndryshimet e përkohshme të rrugës.