Xherdan Shaqiri ka hyrë në historinë e Përfaqësueses zvicerane.
Futbollisti shqiptar ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022), përcjell albinfo.ch.
Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018.
Të dy futbollistë janë shqiptarë, ndërsa Behrami është pensionuar nga Nati.