Bekim Jashari, në një postim në rrjetet sociale, ka njoftuar se gjinekologu Dr. Rudolf Wiebogen nga Austria ka sjellë një donacion në vlerë prej 40 mijë eurosh, përcjell albinfo.ch.
“Gjinekologu Dr. Rudolf Wiebogen nga qyteti Melk, Austri, jep donacion pajisje medicinale për gjinekologji në vlerë prej 40 mijë eurosh për komunën e Podujevës.
Jam thellësisht mirënjohës Dr. Wiebogen dhe dëshiroj të shpreh falënderimin e thellë për donacionin nga ana e tij të pajisjeve mjekësore për komunën e Podujevës.
Faleminderit e lutemi për shëndetin tuaj, Doktor Rudolf Wiebogen.
Faleminderit Komunës që me kënaqësi të lartë e pranuan donacionin, i cili pritet të vijë ditëve në vijim, shkruan Jashari në Facebook.

