Një i ri shqiptar e ka qëlluar dy herë me armë zjarri të dashurën e tij, e më pas edhe veten, të mërkurën mbrëma, në Bari të Italisë, njofton albinfo.ch.
Siç raporton mediumi italian Rainews, ngjarja ka ndodhur në një apartament në Cassano delle Murge.
21-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes, derisa e dashura e tij, një 18-vjeçare, me origjinë marokene, është transportuar në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti në gjendje të rëndë dhe më pas në poliklinikën e Barit.