Mërgimtarët shqiptarë, nga të gjitha shtetet e botës, janë gjithherë humanë. Vendlindja e tyre është shumë e rëndësisishme dhe kushtet e atij vendi i preokupojnë, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi, kolektivi i shkollës së mesme fillore “Hamit Sejdiu”, në Kërpimeh, ka falënderuar bashkatdhetarin Mirsim Aliu për prurjen e vazhdueshme të mjeteve mësimore për nxënësit e kësaj shkolle.
Në njoftimin e shkollës bëhet e ditur se mërgimtari që jeton në Zvicër vazhdimisht ndihmon nxënësit e fshatit Kërpimeh me pajisje të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Bashkatdhetari ynë, Mirsim Aliu, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, gjithmonë sjell mjete mësimore për nxënësit e shkollës në Pakashticë. Këtë herë solli fletore, lapsa, goma dhe ngjyra për të gjithë nxënësit në Pakashticë
Drejtoria e shkollës e falënderon Mirsimin për kontributin e vazhdueshëm në shkollën tonë!