Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse, që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën./rel