Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka takuar sekretaren austriake të Shtetit për Rini, Claudia Plakolm, përcjell albinfo.ch.

Bashkë diskutuan për programet, financimin e iniciativave të të rinjve, trajnimet e vullnetarizmin.
Ministri Çeku e njoftoi për reformat aktuale në kornizat ligjore, strukturore dhe strategjike, që vënë në prioritet zhvillimin e të rinjve në nivel qendror, po ashtu për sukseset e të rinjve tanë në nivel ndërkombëtar në kulturë e sport.
Të dy palët shprehën interesin e tyre që të vazhdojnë komunikimin dhe të gjenden mundësi bashkëpunimi për të rinjtë e Kosovës dhe Austrisë.

Postimi i plotë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministri Çeku u prit në takim nga Sekretarja Austriake e Shtetit për Rini, Claudia Plakolm.
Bashkë ndër të tjera diskutuan për programet, financimin e iniciativave të të rinjve, trajnimet e vullnetarizmin.
Ministri Çeku e njoftoi për reformat aktuale në kornizat ligjore, strukturore dhe strategjike, që vënë në prioritet zhvillimin e të rinjve në nivel qendror, po ashtu për sukseset e të rinjve tanë në nivel ndërkombëtar në kulturë e sport.
Të dy palët shprehën interesin e tyre që të vazhdojnë komunikimin dhe të gjinden mundësi bashkëpunimi për të rinjtë e Kosovës dhe Austrisë. ????