Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Parisit është nisur për në Vjenë, përcjell albinfo.at
Agjenda e tij është marrja pjesë në Forumin e Ekonomik të Vjenës. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.
Ditë më parë, Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë qëndruar në Paris, në Forumin e Paqes, ku janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Forumi i Paqes ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar mes vendeve dhe trajtimeve e çështjeve, si ato klimatike, të terrorizmit, emigracionit dhe të pasigurisë kibernetike.